Në konferencën për shtyp të SDP-së me temë “Të mbrojmë gratë viktima të dhunës!”, deputetja Barbara Antoliq Vupora gjithashtu zbuloi përvojën e saj të dhimbshme në një autoambulancë.
Barbara Antoliq Vupora tha pas konferencës se kurrë nuk i kishte treguar askujt për këtë përvojë të dhimbshme dhe të tmerrshme.
“Si shumë gra, unë kam qenë viktimë e krimit, si studente, rreth 35 vjet më parë. Unë kurrë nuk kam folur për këtë, madje as me familjen time”, tha ajo, raporton index.hr.
“Isha në gjendje gjysmë të vetëdijshme, shoferi u përpoq të më përdhunonte në autoambulancë. Në atë kohë, si studente, isha rrugës për në spital. Shoferi erdhi dhe u përpoq të më përdhunonte, unë isha në një gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe u mbrojta. Kur e pa që nuk do të funksiononte, ai hoqi dorë dhe përfundova në spital dhe nuk më shkoi ndërmend t’ia them askujt atëherë, as në spital, as tek mjeku, tek askush”, tha ajo në një intervistë me N1.
“Pas gjithë kësaj, shteti duhet të konsiderojë se si të mbrojë viktimat jo vetëm në atë pjesë të raporteve, por edhe në vetë gjyqin. Miliona abuzime të tjera nuk mund të ndodhin për të ndryshuar praktikën tonë gjyqësore. Unë e di që unë personalisht nuk do të ndryshoj asgjë, por së bashku mund të bëjmë shumë”, shtoi ajo. /Telegrafi/