Pas konferencës për gazetarë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili foli edhe njëherë mbi krijimin e ushtrisë së Kosovës, ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Deputetja Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga ajo që tha Presidenti nuk kuptoi asgjë dhe ka kërkuar nga ai që të tregojë përfundimisht se a do të bëhet apo jo ushtria, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:
“Hashim qysh met tash. Pas 20 minutave konferencë nuk munda me kuptu sen , jo e kemi jo se kemi , jo jemi kordinu jo sjemi kordinu , bonu burrë e thuj a ti a Isa duhet, mos u mshef mas deklaratave tashmë te njohura tua. un po e kuptoj qe ia gjujte topin në Ldk por a po bohet ushtria a spo bohet?�lej hajgaret mos luj me ndjenja tona!”, (sic), ka shkruar Kadrijaj./Telegrafi/