Telegrafi

Deputetja Kadaj–Bujupi del pozitiv në COVID-19

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar se pozitiv kanë dalë edhe dy fëmijët e saj. Kadaj-Bujupi ka thënë se ajo tashmë do të vetëizolohet, duke respektuar vendimet e IKShP-së.

Në vazhdim lexojeni postimin e plotë:

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale. /Telegrafi/