Site icon Telegrafi

Deputetja Izmaku: Kryeministri të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Aksidentet e shumta që kanë ndodhur në Kosovë kohëve të fundit kanë tronditur opinionin publik por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Aksidenti i fundit që ndodhi sot në Suharekë ku vdiqën dy persona ka alarmuar edhe deputeten e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

Ajo përmes një shënimi në Facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj, ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Jam e pafjalë dhe e tronditur!
Kryeministër i nderuar, ose shpalle gjendje të jashtëzakonshme ose rishikoje atë Task Force dhe krejt organizimin e punëve në polici!”.

Deputetja e pozitës, numrin e madh të viktimave nga aksidentet e ka krahasuar me gjendjen e luftës.

“Diçka me neve në rregull nuk është! Si te ishim ne luftë! Sa të hap një portal lajmi për vdekje në trafik!”, shtoi më tej ajo.

Izmaku ka ngushëlluar familjet e të prekurve nga këto aksidente, dhe u ka bërë thirrje mërgimtarëve për kujdes të shtuar në rrugë.

“Mërgimtarë te dashur, kujdesuni për veten ne rruge sepse ne s’po dimë ose s’kemi mundësi më shumë! Ngushëllime familjeve të prekura, dhimbje për të gjithë!”, përfundon shënimin e saj deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhevahire Izmaku./Telegrafi/

 

Exit mobile version