Telegrafi

Deputetja Ganimete Musliu vjen ndryshe në fotografitë e reja (Foto)

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, ka treguar disa herë nëpër intervista se një ndër pasionet e saj është fotografia.

Madje vite më parë ishte pikërisht ajo e cila me fotoaparatin e saj, i realizoi një set fotografik mikes së saj, njëherit këngëtares së njohur Leonora Jakupi.

Ndërsa së fundmi, Ganja ka vendosur që të realizojë një fotoseion për veten e saj, ku në pozat që ka marrë shohim një tjetër version të deputetes së njohur.

Lexo po ashtu Deputetet ende beqare të Kuvendit të Kosovës (Foto)

Ndryshe nga ngjyrat e zymta që e karakterizojnë në karrigen e Parlamentit të Kosovës, kësaj radhe ajo ka zgjedhur një ambient krejtësisht të pastër në natyrë për të realizuar fotografitë e reja.

Një pallto e hirtë, e karakterizuar me material lëkure të zezë tek gryka, dhe një palë syze të errëta, ishin zgjedhja e deputetes Musliu për të dukur sa më me stil në fotosesionin e ri.

“Andej dukeshin rrezet e diellit”, shkruante Ganja në mbishkrimin e njërës prej fotografive të publikuara në Instagram, teksa është komentuar menjëherë nga mikeshat e saj, këngëtaret drenicase Dafina Dauti dhe Leonora Jakupi. /Telegrafi/