Site icon Telegrafi

Deputetja e VV-së akuzon Veselin dhe Thaçin lidhur me vrasjen e komandant Drinit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli se me dijen e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.

Ekrem Rexha ishte vrarë pas luftës dhe se vrasja e tij nuk është ndriçuar asnjëherë.

Millaku tha se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.

“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar që katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, tha Millaku.

Ndaj kësaj fjale ka reaguar deputeti që vjen nga kjo zonë Nezir Çoçaj, i cili deputetes Millaku ia përmendi se është reja e njeriut që ka punuar në UDB, raporton KP. Debate mes Millakut dhe Çoçajt kanë vazhduar kryesisht për komunën e Prizrenit, të cilën në zgjedhjet e fundit e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.

Foto: Arkiv

Exit mobile version