Telegrafi

Deputetja e PLD-së Korubin do të veprojë si deputete e pavarur

Nikica Korubin, deputete e Partisë Liberal Demokrate, nëpërmes profilit të saj në Facebook njoftoi se do të veprojë si deputete e pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua t’ju informoj se që nga sot do të veprojë si deputete e pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, brenda grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit. Nesër do ta njoftoj kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Brenda PLD-së, unë do të veproj si një fraksion. Nëse duam demokraci në shoqëri, duhet të kemi demokraci edhe në partinë politike. Praktikat e këqija në partinë politike reflektohen në shtetin dhe shoqërinë. Prandaj, duhet të kundërshtojmë çdo shkelje të parimeve të veprimit sipas rregullave dhe standardeve, sepse politika nuk është për interesin personal, por për interesin e përgjithshëm. Varet nga secili prej nesh, vetëm nëse e kuptojmë fuqinë e pozicionit që kemi”, shkroi Korubin.

PLD sot mbajti kuvendin zgjedhor ku për kryetar të kësaj partie u zgjodh Goran Milevski. Ndërsa deputetja Korubin ishte kundër kandidate e tij./Telegrafi/