Telegrafi

Deputetja e PDK-së kritikon Haradinajn për raportet me Amerikën: Mos kafsho dorën që të ushqen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, pas deklaratave të tij, se taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve nga Amerika.

Thaçi-Dragusha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin që të mos e përfill Amerikën.

“Ne jemi populli më pro-amerikan në botë. Kjo dashuri ka ardhur natyrshem si rrjedhojë e mbështetjes historike që ne shqiptaret kemi marr nga ShBA-ja.  Të mosperfillësh Amerikën duhet të kesh komoditetin e një shteti me fuqi globale. Kam frikë se ne nuk e kemi këtë komoditet”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Deputetja e PDK-së tutje shkruan se Kosova nuk mund t’i ksuhtëzojë aleatët strategjikë

Thaçi-Dragusha në fund ka shkruar se Amerika këto veprime, duhet t’i vlerësoje me qëllime elektorale.

“Në kohën kur Kosova përballet me izolim nga BE-ja, probleme të brendshme socio-ekonomike, ngecje ne integrime dhe njohje… ne nuk mund të luajmë me kartën e kushtëzimit ndaj aleatëve tonë strategjik kryesor!  Shpresoj se Amerika do ti shoh këto veprime si manovra momentale, lokale me qellime elektorale”,kruar Thaçi-Dragusha.

Dallimet në qëndrime te partitë në koalicion, kanë dalur në pah nga mbrëmë, kur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli propozi pezullimin e taksës për 120 ditë.

Haradinaj në anën tjetër po insiston se taksa hiqet, pasi të ketë garanci për njohje nga Serbia. /Telegrafi/