Telegrafi

Deputetja e NISMA-s: Nesër bie qeveria, ndryshe mund të ndodh vetëm në një rast

Deputetja nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është e bindur se kjo qeveri rrëzimin e saj e ka të garantuar në seancën e nesërme, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas saj, iniciativa e tyre s’do të realizohet vetëm në rast se Mustafa do të japë sot dorëheqje.

“Sa i përket iniciativës tonë për rrëzim ne jemi të bindur që kjo do të ndodhë, pos në rast se sot dorëhiqet. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë rrëzimin në kuvend e ka të garantuar, sepse kjo do të mundësohet përmes mocionit për mosbesim që do të votohet nesër PRO rrëzimit të qeverisë”, ka thënë Bajrami për Telegrafin.

Ajo me plotë bindje tha se Isa Mustafa është kryeministër në rënie. /Telegrafi/