Deputetja e LSDM-së, Mira Sojçevska të premten në Kuvend deklaroi se rritja e akcizës së naftës nuk do të ndikojë tek qytetarët e varfër, pasi sipas saj, 60 për qind prej tyre nuk kanë makina.
Shumica parlamentare të premten refuzoi propozimin e opozitës që të shfuqizohet kufiri ekologjik prej 3 denarëve për dizelin, masë e cila u miratua kundër ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stojçeska si argument gjithashtu përmendi se qytetarët janë të varfër për të blerë makina, ndërsa të pasurit nuk kanë problem me dizel për tre denarë më të shtrenjtë.
Ndërsa vlen të theksohet se kjo deputete për 9 muaj ka marrë 11700 euro harxhime për rrugën./Telegrafi/