Site icon Telegrafi

Deputetja e LDK-së: Ministrja Nagavci i bën “kërrsh” përqindjet, s’din njeri a me qeshë a me qajtë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres Arbërie Nagavci lidhur me ndërtimin e çerdheve.

Bajrami një postim në Facebook ka shkruar se ministrja i bën kërrsh përqindjet.

“Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë”, ka shkruar Bajrami.

Ndaj deklaratës së ministres Nagavci ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Lexo po ashtu Ndërtimi i çerdheve, Çitaku i reagon Nagavcit: Deklarata juaj, përpjekje delitanteske për manipulim

Postimi i plotë i Bajramit:

Ministrja e arsimit i bën kërrsh përqindjet

Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!

Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4.

Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë.

P.S.
160 çerdhe i kanë premtu brenda mandatit. /Telegrafi/

Exit mobile version