Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka numëruar siç i ka quajtur ajo dështimet lidhur me procesin e blerjes së librave shkollor nga vet prindërit.
Ajo ka shkruar në Facebook se e-?????? jashtë funksioni, kurse, disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara.
“Çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë, siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijëve do t’iu kushtoj me mijëra orë të humbura, dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, sot ka nisur procesi i aplikimit të prindërve për shumën që Ministria e Arsimit do t’ia transferojë në llogaritë e tyre për blerjen e libra për nxënësit. /Telegrafi/