Site icon Telegrafi

Deputetja e AAK-së i jep “dhuratë”, Muratit: Nuk jeni brumosur për luftëtar e veteran

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj sot në Kuvendin e Kosovës tha se Qeveria e Kosovës duhet të mundësojë tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti pasi sipas saj kjo kërkesë nuk do të vinte po të ishte gjendja ekonomike e qëndrueshme.

Ajo tha se qytetarët ia kanë dhënë besimin që të qeverisë mirëpo po qytetarët mund t’i ndëshkojnë.

Deputetja e AAK-së kritikoi ministrin Hekuran Murati, duke thënë se në vend që të merret me detyrat që i takojnë po merret me çështjen e veteranëve.

“Ju, ministër Murati nuk jeni brumosur me qenë luftëtar e veteran, sepse duhet me pas guxim e me u rrit me frymë atdhedashurie. Ju nuk mundeni as me qenë mercenar sepse nuk e keni guximin… Andaj për ato fyerje që ia keni bërë veteranëve, unë si veterane e kam një dhuratë për ty”, tha Kadrijaj. /Telegrafi/

Exit mobile version