Site icon Telegrafi

Deputetja britanike, Kearns flet për letrën që iu dërgua BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka folur për letrën dërguar Bashkimit Evropian përmes të cilës  kërkohet t’u jepet fund “masave negative” ndaj Kosovës.

Ajo gjatë intervistës shpjegoi se cili është qëllimi i kësaj letre, e po ashtu foli edhe për fletarrestimin ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiqit e për hetimet e ndërkombëtarëve lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Janë kryesuesit e komisioneve për punë të jashtme në tërë Evropën që kërkojnë t’u jepet fund masave negative që BE në mënyrë të njëanshme ia vendosi Kosovës para disa muajve dhe në thelb ne kërkojmë edhe një herë që të rikthehet drejtësia në proces dhe që BE t’i heqë këto masa negative”, tha deputetja Kearns për Kallxo.com.

Tutje Kearns tha se masat duhet të hiqen pasi, sipas saj, janë krejtësisht të padrejta dhe në radhë të parë nuk është dashur të vendosen fare.

“Posaçërisht marr faktin që kësaj here BE pretendon që po punon për t’u përpjekur ta stabilizojë regjionin dhe parandalojë përhapjen e konfliktit. Vendosja e masave negative ndaj një shteti që kishte ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e tyre dhe pastaj u përball me banditë të armatosur dhe të paguar përreth zyrave të tyre komunale, në një vend që ka forcat e saj ushtarake dhe policore dhe sulmohet ku si pasojë një zyrtar policor u vra dhe tre zyrtarë policorë u kidnapuan, ky nuk është një vend që duhet t’i nënshtrohet masave negative”, tha deputetja.

Tutje ajo shtoi se nëse ka ndonjë vend që duhet t’u nënshtrohej këtyre masave – është Serbia.

“Por se çfarë po themi ne është që duhet të ekzistojë baraspesha dhe drejtësia nëse duam të sigurojmë paqe dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse njëra palë u nënshtrohet masave negative” – vazhdoi tutje deputetja britanike.

Deputetja u pyet se çfarë arsye japin udhëheqësit e BE-së për mos heqjen e këtyre masave. Alicia Kearns tha se ata nuk kanë arsye dhe nuk kanë shpjegim.

“Ata nuk mund të shpjegojnë se pse Kosovës i janë vendosur këto masa negative dhe nuk mund të shpjegojnë pse ato ende vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe kjo është arsyeja pse po themi sot për faktin që sot është Samiti i BE-së për Ballkan, dhe ky është një shembull i përkryer që ata të thonë mjaft është mjaft, më në fund do të përdorim një qasje të baraspeshuar ndaj këtyre negociatave, dhe do t’i heqim masat negative si shenjë e besimit të mirë dhe si shenjë e baraspeshës”, tha e njëjta.

Sipas deputetes britanike, përmes letrës thirren Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE që të publikojnë rezultatet e çfarëdo hetimi që ata kanë për rastin e Banjskës, ku Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist.

“Pyetja që unë do e parashtroja është që nëse ekziston një hetim që tanimë ka përfunduar, e unë besoj që po, pse atëherë ai nuk është publikuar? Pse për shembull nuk është publikuar më shpejt, apo ndoshta sepse ata kanë frikë për zgjedhjet në Serbi sepse nëse është kryer një hetim i plotë ndaj sulmit terrorist ata nuk do duhet ta pezullojnë atë në interes të mbrojtjes së interesave politike në Serbi por duhet ta publikojnë atë kur ai është i gatshëm dhe i kompletuar. Dhe brenga ime është pse një hetim që, siç kam njohuri tanimë ka ndodhur dhe ka përfunduar, tanimë nuk publikohet?”, tha Kearns.

Lexo po ashtu Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Ajo tutje tha se po bën presion në Qeverinë e vendit të saj dhe do të vazhdojë të njëjtën në ditët në vijim për këtë hetim.

“Mbretëria e Bashkuar ka përgjegjësi si partner i Kosovës për t’u siguruar që e vërteta të dalë në pah sepse arsyeja pse kjo ka rëndësi është që pa llogaridhënie, pa të vërtetën, nuk do të mund të vazhdohet në procesin e paqes dhe prandaj është absolutisht jetike që t’i shohim rezultatet e hetimeve dhe publikimin e tyre”, tha deputetja e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo tutje tha se për këtë rast çdo hetim nga Policia e Kosovës duhet plotësisht të respektohet dhe tregoi se në asnjë bisedë me asnjë shtet nuk ka hasur në ndonjë kritikë ndaj Policisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX-it.

“Unë besoj që Policia e Kosovës është e një standardi më të lartë dhe kjo më është theksuar vazhdimisht nga homologët dhe bashkëbiseduesit evropianë dhe prandaj atyre duhet t’u jepet respekt i plotë”,  tha deputetja.

E njëjta shtoi se po ashtu i vjen shumë mirë që INTERPOL-i ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit, i cili edhe mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

“Kjo tregon se ata e njohin faktin që ai e ka pranuar fajin në sulmin e tij. Problemi më i madh është që natyrisht se Serbia nuk do e dorëzojë atë dhe prandaj duhet që nën presion të BE-së Serbia ta kuptojë që duhet ta dorëzojë atë tek autoritetet kosovare ashtu që ai të përballet me drejtësinë dhe që ta shohim atë në gjykatë dhe që familjes, anëtari i së cilës është vrarë nga ai dhe terroristët e tjerë t’i sigurohet drejtësia që e meritojnë sepse ekziston një familje që është në zi, është një familje që ende nuk i di përgjigjet, dhe është një familje që meriton drejtësi”, tha Kearens.

Ajo tutje tha se janë 13 kryesues të komisioneve të punëve të jashtme nga e gjithë Evropa që po thonë që janë të pakënaqur me qasjen e BE-së dhe po thonë që qasja e BE-së është e padrejtë dhe e papërshtatshme dhe se nuk po i kontribuon paqes.

“Unë besoj që Policia e Kosovës është e një standardi më të lartë dhe kjo më është theksuar vazhdimisht nga homologët dhe bashkëbiseduesit evropianë dhe prandaj atyre duhet t’u jepet respekt i plotë”, tha deputetja.

E njëjta shtoi se po ashtu i vjen shumë mirë që INTERPOL-i ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit, i cili edhe mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

“Kjo tregon se ata e njohin faktin që ai e ka pranuar fajin në sulmin e tij. Problemi më i madh është që natyrisht se Serbia nuk do e dorëzojë atë dhe prandaj duhet që nën presion të BE-së Serbia ta kuptojë që duhet ta dorëzojë atë tek autoritetet kosovare ashtu që ai të përballet me drejtësinë dhe që ta shohim atë në gjykatë dhe që familjes, anëtari i së cilës është vrarë nga ai dhe terroristët e tjerë t’i sigurohet drejtësia që e meritojnë sepse ekziston një familje që është në zi, është një familje që ende nuk i di përgjigjet, dhe është një familje që meriton drejtësi” – tha deputetja.

Ajo tutje tha se janë 13 kryesues të komisioneve të punëve të jashtme nga e gjithë Evropa që po thonë që janë të pakënaqur me qasjen e BE-së dhe po thonë që qasja e BE-së është e padrejtë dhe e papërshtatshme dhe se nuk po i kontribuon paqes. /Kallxo.com/

Exit mobile version