Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
E teksa ndodhet në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, deputetja e PDK-së ka realizuar një set fotografik që ta ketë kujtim nga shtatzënia e dytë.
Ajo ka publikuar në rrjetin social dy nga fotografitë të realizuara nga Norik Uka, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Në mbishkrimin e tyre, Musliu – Shoshi nuk i kurseu disa fjalë të përzemërta për foshnjën në ardhje.
“Askush tjetër nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar ajo.
Ariana përndryshe është e martuar me Meriton Shoshin dhe jetojnë së bashku në Prishtinë. /Telegrafi/