Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar që kryesia e Kuvendit ta ndajë një Çmim për paqe, çmim që do ta mbante emrin e Adem Demaçit.
Ai ka theksuar se kontributi i Demaçit në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pastaj edhe akordimi i çmimit Saharov për paqe, është arsye e mjaftueshme pse ky çmim do ta mbante emrin e Demaçit. /Telegrafi/