Site icon Telegrafi

Deputeti i VV-së bën një foto me personin “ligjërisht” të vdekur, i cili që shtatë vite lufton për t’u “ngjallë”!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvnedosje (VV), Mutaher Haskuka, ka thënë se e ka bërë një foto më një person të vdekur – i shpallur kështu nga një gjykatës i Republikës së Kosovës.

Ai, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Rrahim Bajrami ishte në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku me një dokumentacion voluminoz e paraqiti rastin e tij”.

Sipas tij, Bajrami ishte në kontest pronësor me vite të tëra dhe, në momentin që vërtetohet se prona ishte e tij dhe kur gjykata vendos që t’i kthehet prona, një gjykatës tjetër e shpall të vdekur.

“Po, po e shpall të vdekur në mënyrë që t’i bllokohet e drejta e tij pronësore”, ka theksuar Haskuka. “Tani plot shtatë vite ai mundohet të vërtetojë që është i gjallë. Ka ngritur padi ndaj gjykatësit, por tërë këto vite seanca nuk mbahet”./Telegrafi/

Exit mobile version