Telegrafi

Deputeti uroi me Enver Hoxhën, PD përgatit paketën për dekomunistizimin e shoqërisë

Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë. Lajmi është bërë me dije nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat.

Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë. Alibeaj e cilësoi si urgjente dhe të nevojshme këtë paketë ligjore.

“Evokimi i figurës të diktatorit nga një ligjvënës nuk është thjeshtë shkelja e Kodit të Sjelljes, por më tepër, nevojën për të bërë një orë e më parë, urgjente dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër dhe të kolegëve do të kërkojmë në këshillin e etikës së parlamentit marrjen e masave ndaj deputetit, si një detyrim moral më tepër.

Ajo që unë dhe kolegët i kemi propozuar kryetari është që PD të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Janë bërë shumë përpjekje, por jemi prapë në këtë situatë ku nuk është arritur në një rezultat konkret.

Një paketë ligjore që do të fokusojë dekomunistizimin, shpërblimin e të dënuarve, ndëshkim,in dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes janë synimet tona të kësaj pakete. Edhe mbi të gjitha për ndëshkimin në aspektin moral. Tek e fundit është prova më e gjallë, PS është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës. Nga ngjarja e djeshme është edhe një detyrim moral dhe politik i yni”, u shpreh Alibeaj.