Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pas disa simptomave që i janë shfaqur vajzës së tij Umas, ai dhe gruaja e tij së bashku me vajzën e kanë kryer testin për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.
Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.
Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/