Telegrafi

Deputeti ukrainas ka turpëruar 170 kolegët që nuk paraqiten në seancë (Foto)

Një deputet ukrainas ka sjellë një lodër pellushi në parlament për të turpëruar të gjithë kolegët që nuk paraqiten në “punë”.

Deputeti i pavarur Borislav Bereza erdhi në parlament me një lodër gri në formë rosaku, të premten në mëngjes dhe e vendosi atë në një karrige bosh.

Lodra në fjalë, e njohur si “Pochekun”, është një kopje e një skulpturës të famshme holandeze që simbolizon pacientët që presin në radhë për t’u vizituar tek një mjek, shkruan “BBC”.

Bereza shkroi në një postim në Facebook se edhe pse në seancën plenare ishin regjistruar 322 deputetë, vetëm 150 prej tyre ishin të pranishëm fizikisht.

“Por Pochekun është këtu në sallë. Ashtu si shumica e ukrainasve, ai është duke pritur që deputetët të fillojnë nga puna. Atij nuk i mungon as koha as durimi. Ndryshe nga Ukraina”, ka shkruar Bereza.