Site icon Telegrafi

Deputeti ua lë fajin mollëve për sasinë e alkoolit në gjak

Marek Latas ka mohuar të ketë pirë alkool ditën që është ndaluar, ka raportuar gazeta lokale “Gazeta Wyborcza”.

I pyetur pse testi ka treguar 0.7 promilë të alkoolit në gjakun e tij, ai ka thënë: "Jam me diabet, i kam ngrënë disa molla para se të filloja vozitjen".

Latas, nga partia opozitare në vend, ka shtuar: "Nuk kam qenë i përfshirë në asnjë aksident, thjesht më ka ndaluar policia për një kontroll rutinor. Kam qenë i bindur se nuk ka gjasa të ketë alkool në gjakun tim".

Zyra e prokurorit është duke hulumtuar rastin e tij. Në Poloni, limiti ligjor për alkool gjatë vozitjes është 0.2 promilë.

Exit mobile version