Site icon Telegrafi

Deputeti Topalli i bie harmonikës, thotë se ka mundësi që paratë të fitohen edhe pa korrupsion (Video)

Faton Topalli, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka gjetur një mënyrë simbolike për të treguar se korrupsioni nuk është mënyra e vetme për të fituar para.

Në përshkrimin e një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku Topalli shihet duke i rënë harmonikës, ai ka shkruar: “Ka mundësi të ndryshme për të fituar para, e JO ME KORRUPSION!”.

Siç edhe mund të shihet në video, para tij është e vendosur një kuti, një e tillë të cilën hallexhinjtë e përdorin për të mbledhë para. /Telegrafi/

Exit mobile version