Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se institucionet e Kosovës brenda orësh kanë marrë vendime anti-COVID19, ndërsa qytetarët e Kosovës e respektuan këtë vendim.
“Kur vjen puna te dënimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë”, ka shkruar ai.
Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët nuk vetëdijesohen me kamxhik e dënime, por siç thotë ai, me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së.
Postimi i plotë:
Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim.
Kur vjen puna te dënimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë.
Dënimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijesohen qytetarët me kamxhik e me dënime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa.
Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë. /Telegrafi/