Telegrafi

Deputeti slloven befason kolegët nga Parlamenti Evropian, merr duartrokitjet e tyre (Video)

Ndërsa përfundoi sesioni i fundit i Parlamentit të tanishëm Evropian, një deputet slloven mori mundësinë për të dhënë një shfaqje muzikore.

“Është përgjegjësia jonë të mbajmë Evropën së bashku. Le të rindërtojmë Notre-Dame dhe Gëzuar Pashkët”, tha Lojze Peterle për kolegët e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai pastaj luajti një interpretim të “Ode to Joy” – himni i BE – në harmonikë, duke tërhequr duartrokitje nga politikanët evropianë. /Telegrafi/