Site icon Telegrafi

Deputeti shqiptar sjell shalqi në Parlamentin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, sot në seancën e fundit parlamentare ka shkuar me një kokërr shalqi me vete.

Pas tufës me grurë dhe qeseve të plehrave që ka sjellë herët e tjera, shalqiri këtë herë për Korreshin simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga Bashkimi Evropian.

“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, deklaroi ai.

Ndryshe, pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Evropian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën e praktikave korruptive në ndarjen e parave, raporton syrinet.

Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027. Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme.

Exit mobile version