Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkrela ka folur rreth sulmit që i është bërë nga ana e deputetëve serbë të Frontit Demokratik.
“Pa marrë parasysh që kanë qenë sulme të ashpra të rënda për mua nuk është diçka e re kjo punë pasi kam qenë disa herë i sulmuar nga shumë subjekte”.
“Kësaj here kam qenë i sulmuar si kryetar i Këshillit Administrativ që i kam propozuar kuvendit në bazë të kërkesës të organeve të jurispodencës të Malit të Zi që dy deputetëve të Listës serbe të cilët bindshëm promovojnë politikën e Serbisë t’u hiqet imuniteti dhe të ju caktohet paraburgimi”, tha ai, njofton Klan Kosova.
“Kam pasur atake direkte pas seancës dhe deputetët serbë më kanë sulmuar verbalisht duke më sharë siç u ka hije atyre”.
“Qëllimi kryesor i tyre ka qenë që të bëjnë ngatërresa në Parlament dhe të thonë që Mali i Zi nuk i ka plotësuar kushtet për NATO”, ka thënë Shkrela në Ballë për Ballë në Klan Kosova.