Site icon Telegrafi

Deputeti Shqiptar në Belgjikë, letër komisionerit Hahn: Greqia të ndalë shantazhet

Çështja çame, rihapi një debat të vjetër, kur edhe tashmë Komisioni Euopian e njeh si çështje, reagimi i Greqisë ka qenë i fortë.

Lidhur me këtë, Amet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në parlamentin belg, në rolin e Presidentit të një shoqate shqiptare në Belgjikë, i ka dërguar një letër proteste Komisionerit të BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në letër, deputeti shqiptar shprehet se i ka kërkuar zyrtarit të BE-së sqarime në lidhje me kërcënimet e Athinës ndaj Shqipërisë, pas deklaratës së Hahn për ekzistencës së çështjes çame si çështje e hapur mes dy vendeve.

Ahmet Gjanaj në letrën e tij ngre disa pyetje për eurokomisionerin, ndërsa kërkon që Athina të mbajë përgjegjësi në lidhje me deklarata e fundit.

Exit mobile version