Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq kishte deklaruar se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Kjo ka bërë që të reagojë deputeti shqiptar në parlamentin malazez, Fatmir Gjeka, i cili ka dënuar deklaratën e kreut të qeverisë.
Në një situatë ku është vetëm çështje kohe, kur Serbia do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është e paarsyeshme dhe e dëmshme, tha lideri i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Gjeka.
“Në situatën kur tashmë është çështje kohë, që Serbia do të detyrohet të njohë Pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq, dhënë mediave të Beogradit për Kosovën, është politikisht shkurtpamëse, e palogjikshme dhe e dëmshme, para se gjithash, për qeverinë e tij të brishtë dhe për te personalisht, sepse edhe më shumë prishë imazhin, si në planin regjional, ashtu edhe brenda shtetit. Sepse, beteja për Kosovën kaherë ka mbaruar! Kush s’e merr vesh dhe s’e kupton këtë, ka dështuar në kohë dhe në hapësirën ku jeton. Prandaj, i nderuar kryeministër, vonë keni mbërritur në Kosovë!”, tha politikani shqiptar.
Kujtojmë se edhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq kishte deklaruar se njohja e Kosovës nga ana e Malit të Zi është e kryer dhe se nuk do të kthim prapa. /Telegrafi/
Zdravko vonë, mbërriti në Kosovë!
Deklaratë për opinion e deputetit të Koalicionit ,,Bashkë nji zã” dhe kryetarit të…
Posted by Fatmir Gjeka on Monday, March 8, 2021