Site icon Telegrafi

Deputeti serb i Kosovës, Simic: Policia nuk ka të drejtë ta ndalojë Gjuriqin!

Deputeti i serb i Kosovës, Slavko Simic ka reaguar rreth ndalimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit nga ana e Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë (Video)

“Drejtësia universale garantohet edhe me ligjet e Kosovës. Por, fatkeqësisht në muajin e fundit kanë ndodhur disa incidente, të cilat e prishin këtë gjë, Mbrëmë drejtori i zyrës së Kosovës në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq është ndalur prej Policisë së Kosovës. Policët nuk kanë pasur të drejt ta ndalojnë. Dua të pyes nëse Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat e njeriut. Kjo e drejt po shkelet dhe dua që kjo të jetë e fundit. Kërkojë që t’iu garantohen të gjitha të drejtat për serbët e Kosovës”, tha Slavko Simic.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka ndaluar të ashtuquajturin Drejtor të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mbrëmë në Graçanicë.

Pas rreth gjysmë ore diskutimi mes policisë në njërën anë dhe Gjuriqit, zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës Branimir Stojanoviq dhe kryetarit të Graçanicës, Valdeta Kostiq në anën tjetër, Gjuriq u lejua të qëndrojë në Kosovë gjatë mbrëmjes.

Raportohet se policët kosovarë i kanë thënë Gjuriqit se duhet ta përcjellin për në Merdarë dhe nëse ai refuzon, do të arrestohej. /Telegrafi/

Exit mobile version