Site icon Telegrafi

Deputetit serb i bien ‘dhëmbët’, shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS, Marko Atlagiqit i ranë dhëmbët artificialë gjatë një fjalimi në Parlament e Serbisë, duke shkaktuar një situatë të sikletshme dhe njëkohësisht qesharake.

Incidenti ndodhi teksa ai po fliste me pasion për një çështje politike, kur papritur protezat i dolën nga goja, duke e lënë të befasuar jo vetëm atë, por edhe kolegët e pranishëm.

Lexo po ashtu Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Disa deputetë mezi përmbajtën të qeshurat, ndërsa të tjerë u shqetësuan se mos ndodhte ndonjë incident më serioz.

Për fat të mirë, Atlagiqi arriti t’i rikuperojë dhëmbët pa pasoja të mëdha, por momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version