Telegrafi

Deputeti Reçica konfirmon se PDK do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se partia e tij nuk ka ndonjë kërkesë specifike për miratimin e buxhetit, duke konfirmuar se do ta votojnë atë.

Deputeti Reçica para mediave deklaroi se situata është e ndjeshme dhe se mosvotimi i buxhetit do të krijojë gjendje të rëndë për vendin.

“Ne do ta votojmë buxhetin. Por do të diskutojmë dhe s’kemi ndonjë kërkesë specifike, por do të tregojmë qytetarëve se dy qeveritë kanë keq-qeverisur vendin”.

Reçica u shpreh se Partia Demokratike do të votojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Seanca ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 ka filluar rreth orës 11:00. /Telegrafi/