Site icon Telegrafi

Deputeti Ramiz Kelmendi ndanë 1,200 euro nga paga e tij për të ndihmuar pacienten e shtrirë në QKUK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë që nga paga e tij e deputetit të ndajë 1,200 euro për të ndihmuar një paciente të shtrirë në Klinikkën e Kirurgjisë në QKUK.

Kelmendi, përmes një Postimi në Facebook, ka thënë s ë është tronditur nga raportimi i mediave për rastin e pacientes së shtrirë në repartin Kirurgjik të QKUK-së, për të cilën thuhet se kërkohen apo i nevojiten 1 mijë e 200 euro për vënien rrjetës në organe.

“Shprehem i gatshëm që menjëherë këtë kosto ta mbulojë nga paga ime prej deputet.

Në pritje të kontaktit zyrtar nga familjarë ose mjekë mbikëqyrës të zonjës në fjalë”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Exit mobile version