Deputeti i Partisë Social Demokrate në Brazil, jo vetëm që sheh videon pa prishur terezinë poshtë tavolinës, por madje ia tregon edhe kolegëve të tij, që ndodhen në sallën e Parlamentit.
“Daily Mail” raporton se, ngjarja ka sjellë reagimin e shoqërisë dhe të palës kundërshtare.
Në një reagim në "Facebook" deputeti tha se, videon ia kishin sjellë në “WhatsApp” dhe nuk e dinte se çfarë ishte.
"Unë marr pjesë në rreth 100 grupe në "WhatsApp" gjatë ditës. Atë që më intereson e mbaj dhe atë që nuk më intereson e fshij. Atë isha duke bërë në ato momente, po fshihja ‘mbeturinat’”, shkruan Rodrigues. /shekulli/