Telegrafi

Deputeti i përjashtuar: Vota ime ka qenë dhe do të jetë e LSI-së

Pas vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), për përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu nga Grupi Parlamentar ai ka thënë se vota e tij do të mbetet në LSI.

“Pavarësisht vendimit të grupit, vota ime ka qenë dhe do të jetë e LSI-së!”, ka reaguar deputeti Përparim Spahiu pas përjashtimit nga grupi parlamentar i LSI-së.

Vendimi për përjashtimin e Spahiut u mor paraditen e sotme, dy ditë pasi Spahiu shprehu publikisht qëndrimin kundër vetingut të ndërkombëtarëve në funksion të reformës në drejtësi.

Në një postim në “Twitter”, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu paralajmëroi dy ditë më parë se nuk do të votonte reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/