Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, anëtar i Komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës theksoi se mësimi në distancë është dështim i radhës i Qeverisë Kurti.
Hoxha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo qeveri në detyrë ka dështuar për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit në mënyrë që t’i ndjekin mësimet nga distanca.
Lexoni të plotë postimin e Hoxhës:
Si anëtar i Komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës vlerësoj që qeveria në ikje ka dështuar në mbajtjen e mësimit në distancë.
Në Kosovë sipas ASK –së në vitin akademik 2018/2019 ishin 342352 nxënës për të cilët Qeveria ka obligim ligjor për ofrimin e kushteve për mësim.
Kjo qeveri në detyrë ka dështuar për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit në mënyrë qe t’i ndjekin mësimet nga distanca.
Qeveria do të duhej të ndërmarr një varg veprimesh në mënyrë që të ofronin kushte të barabarta për të gjithë nxënësit për një arsim gjithëpërfshirës:
Në Kosovë kemi rreth 28,000 familje që jetojnë vetëm me asistencë sociale, shumë nga këto familje nuk kanë pajisje kompjuterike në shtëpi dhe fëmijët e këtyre familjeve nuk kanë pas kushte ta mbajnë mësimin në distancë, Qeveria është dashtë të mendoi për këto familje, të gjej forma të furnizimit me kompjuter për këto familje në mënyrë që fëmijëve të tyre mos të ju mohohet e drejta për mësim.
Ministria do duhej të kontraktoi kompanitë qe ofrojnë shërbime telekomunikuese dhe të ofroi furnizim me internet për të gjitha familjet në nivel vendi, pasi qe shumë familje në fshatra të thella të Kosovës nuk janë të furnizuara me Internet në shtëpitë e tyre, andaj kjo ju pamundëson fëmijëve të këtyre familjeve të mbajnë mësim nga distanca.
Shumë familje nuk posedojnë nga një kompjuter për çdo anëtarë të familjes, andaj ministria është dashur të krijoi aplikacione moderne ku mësimi online mund të ndiqet edhe në telefonat mobil.
Ministria do të duhej të angazhonte kompani që merren me ICT (Information and communications technology) të cilat zhvillojnë platforma më profesionale të mësimit nga distanca duke mundësuar kështu vlerësimin e lehtë të mësimnxënies për nxënësit, si edhe nxjerrjen e raporteve të orëve të mbajtura nga stafi.
Ministria nuk ka ofruar asnjë mbështetje për organizimin e mësimit në distancë për shkollat e mesme, organizimin e mësimit të mesëm e ka lënë nën kompetencën dhe vullnetin e Komunave, komunat kanë probleme dhe vështirësi në aspektin teknik dhe financiar për ta organizuar mësimin në distancë pa asnjë ndihmë nga qeveria.
Dështimet e kësaj qeverie në detyrë nuk kanë të ndalur!”. /Telegrafi/