Telegrafi

Deputeti i PDK-së e vizitoi Haradinajn në Francë (Foto)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë me urdhërarrest të Serbisë.

Haradinaj më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Kurse më 6 prill gjykata franceze do të vendos për rastin e Haradinajt.