Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Endri Hasa ka tentuar ta godas me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u vërsul drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.
Vetëm ndërhyrja e Gardës ka shmangur përplasjen fizike.
Deputeti Endri Hasa është përjashtuar menjëherë nga Parlamenti./Telegrafi/