Telegrafi

Deputeti i PD-së qëllon Edi Ramën me ngjyrë në fytyrë (Foto-Video)

Deputeti Partisë Demokratike, Edi Paloka qëlloi me ngjyrë në fytyrë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Pamjet mund t’i shihni Këtu.

Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.

Sipas PD-së qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

Pamje të tjera kur deputeti Paloka gjuan kryeministrin Rama me ngjyrë

“Edi Paloka e gjuajti me ngjyrë e Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së. /Telegrafi/