Deputeti i Partisë Demokratike (PD) në Kuvendin e Shqipërisë, Tritan Shehu ka kundërshtuar emërimin e Gent Cakajt nga Kosova në krye të diplomacisë shqiptare.
Shehu përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta të mos bëj dekretimin e Cakajt, duke e konsideruar emërimin e këtij të fundit si një aventurizëm politik nga ana e kryeministrit Rama, përcjell Telegrafi.
Deputeti demokrat ka shtuar më tej se ky emër im po shqetëson edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.
Postimi i plotë
Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…
Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk.
Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.
E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.
Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire./Telegrafi/