Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov sot do të dorëzoj propozime për ndryshime të ligjeve për PSP-në dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, të gjitha me procedurë të rregullt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, për propozimet në fjalë do të diskutohet fillimisht në komisionet, e më pastaj do të shkojnë në seancë plenare.
Ndryshimet e këtyre ligjeve nuk u miratuan dje. Ligji për PSP-në mori mbështetjen e vetëm 36 deputetëve, kurse ligji për mbrojtje të dëshmitarëve mori mbështetjen e vetëm 42 deputetëve./Telegrafi/