Site icon Telegrafi

Deputeti i partisë së Vuçiqit kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe “mbylljen e qendrës së spiunazhit në Nish”

Përfaqësuesi i Partisë Progresive në Kuvendin e Serbisë, Dragan Shormaz, deklaroi se qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë të gatshëm të vendosin menjëherë sanksione ndaj Rusisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Shormaz shkroi në Twitter se qeveria duhet të bëhet vetëm nga ata që janë të gatshëm të “dëbojnë menjëherë 90 për qind të ambasadës për shkak të spiunazhit”, si dhe “të mbyllin qendrën ruse të spiunazhit në Nish”.

Lexo po ashtu A ka qenë Rusia gjithmonë në krah të Serbisë?

Veç kësaj ai ka thënë se qeveria duhet të bëhet edhe nga ata që nënshkruajnë një deklaratë se do të punojnë për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai shtoi se këtë e ka shkruar “pas titujve të mëngjesit të sotëm, por para fjalimit të radhës të presidentit Vuçiq për publikun”.

Sormaz tha se ai është i 158-ti në listën e kandidatëve të Partisë Progresive Serbe (SNS) për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit dhe shtoi se angazhimi i tij politik varet nga partia.

Lexo po ashtu Historiani serb: Miqësia Serbi-Rusi ekziston në propagandën e Kremlinit dhe në hilet e Aleksandar Vuçiqit

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se në legjislacionin e fundit të Kuvendit të Serbisë ishte kryesues i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Sipas mediave pranë presidentit Aleksandar Vuçiq, pjesë e partisë të së cilit është Shormaz, presidenti serb nesër në orën 18:00 do t’i drejtohet publikut para udhëtimit për në Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version