Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve.
Deputeti i shumicës parlamentare Armend Muja thotë se aktualisht Kosova ka çmimin mjaft të ulët të karburanteve në rajon.
“Sot në Kosovë nafta ka qenë rreth 1.5 euro për litër. Në Shqipëri ka qenë rreth 1.77, Mal të Zi 1.53 euro, Bosnje 1.6 euro, Maqedoni të Veriut 1.47 euro dhe Serbi 1.46 euro. Nëse ka pas efekt ulja e tvsh-së te këto vende, pse nuk ka pasur reflektim në naftë”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti ka kundërshtuar kërkesën e LDK-së për ulje të tvsh-së për disa produkte në Kosovë.
Muja thotë se në Kosovë ka pasur njëherë ulje të tvsh-së për disa produkte por që sipas tij nuk ka pasur efekt në uljen e çmimeve në vend.
“Në bazë të dy studimeve, megjithëse është ulur tvsh-ja, nuk ka pasur ulje të çmimeve në vend”, deklaroi tutje Muja./Telegrafi/