Telegrafi

Deputeti Manaj fajëson Arbërie Nagavcin për incidentin e sotëm në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka fajësuar kryesuesen e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavcin për incidentin që ka ndodhur sot në Kuvend.

Manaj deklaroi se Nagavci ka nxitur këtë incident, transmeton Telegrafi.

“Sa herë kanë ndodhë incidentet kanë ndodhë për shkak të drejtuesit të seancës. Që kanë nxit duke mos menaxhuar seancën me dispozitat e rregullores së punës së Kuvendit. Dhe incidenti sot në Kuvend të adresohet ty zonja Nagavci”, tha ai.

Ndryshe, deputët e LVV-së dhe ata të LDK-së janë përplasur sot ashpër në Kuvend për çështjen e të pagjeturve./Telegrafi/