Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi në fjalën e tij në seancën e posaçme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i bëri thirrje opozitës parlamentare të mos bëhen oksigjen i PS-së për shkarkimin e Metës.
Maliqi i kërkoi opozitës në rrugë që të mos bëjë protesta me 1 orë apo 2, por të bëjnë revoltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie.
Deklarata e Maliqit:
Shqiptarët tashëm janë 6 vjet mbrapa sepse kanë një papunësi, varfëri, lidhje me krimin, korrupsionin, kontrabandën, emërime nepotikëe që i bën krimi i organizuar. Shikoni kush do ta drejtojë komisionin hetimor, Ulsiu që është në hëetime për përgjimet që dolën nga BILD dhe e nderoi. I bëj thirrje deputetëve të opozitës së re. Meqenëse këta thonë se nuk janë oksigjen i Partisë Socialiste të shohim si do të votojnë sot, sepse i pash atë ditë kur të gjithë thanë do të abstenojmë dhe pas 40 minuta Balla i kapi grupe, grupe dhe votuan rezolutën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Ky është një turp. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe opozitës. Jo të ngrihen me një orë ose dy orë në protestë, por me revoltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie të lidhur me krimin. Koha sot, nesër është vonë. Këta nuk e kuptojnë gabimin. Këta humbjen e quajnë fitore, këta dështimin e quajnë triumf. Është turp kush po na drejton, është trup kush udhëheq këtë popull./Ora News/