Deputeti i LSDM-së nga Kumanova Maksim Dimitrievski është përballur sot me mesazhe ofenduese dhe denigruese për atë dhe partinë e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Personalisht e pyes atë që ka shkruar këtë tek shtëpija ime, atë që e kanë manipuluar: Të paktën a më njeh mua, o njeri? Janë të pa kuptimta qëllimet tuaja për manipulim të publikut, kriminelë” ka shkruar Dimitrievski. /Telegrafi/
”Makso, varrosës i Maqedonisë”
”Maksi, a meriton Kumanova dygjuhësi?”
”Makso tradhëtari!”
”Makso, shërbëtor i shqiptarëve”