Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e deputetit Ljuben Arnaudov, me garancion që të mbrohet në liri, gjegjësisht i ndërpritet masa e burgut shtëpiak.
Deputeti Arnaudov sot pas seancës për rastin “27 prilli” tha se kërkesën kusht e kishte bërë që në korrik, ashtu që ngeli të vendos gjykata.
Ai u pyet se a është për ndryshime kushtetuese në këmbim të amnistisë, Arnaudov tha se “deri më tani ende nuk kam menduar, por sigurisht do të punojmë për interesin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas”
Në informacionin për “Tv24” që e kanë konfirmuar nga Gjykata e Apelit thonë se edhe për deputetin Krsto Mukovski duhet të vendos paraprakisht. /Telegrafi/