Deputeti Lefter Gështenja nuk është ndjerë mirë në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila është afruar tek dera e kuvendit.
Gështenja ka qenë i shoqëruar nga dy tre kolegë për tek autoambulanca. Mësohet se Gështenja vuan nga hernia. /Telegrafi/