Deklarata e Behgjet Pacollit, për qeverisjen e LDK-VV kanë qenë retorikë për ta rritur pazarin e përfitimeve. Kështu vlerëson Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
Gashi i ka komentuar lidhjet e fundit politike, duke thënë se udhëheqja e LDK’së duhet të japë përgjegjësi për koalicionin që e ka bërë me AKR-në dhe për ndarjen e tij.
“Mendoj se një Qeveri në mes të PDK-AAK-Nisma dhe AKR-së, me LDK dhe Vetëvendosjen në opozitë, do të jetë shumë e vështirë për vendin”, ka thënë Gashi.
Ai ka vlerësuar se AKR me veprimin e saj për t’iu bashkuar PAN-it po e fundos Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=OnWAWDjqU8U