Telegrafi

Deputeti i LDK-së thotë se Pacollin s’po e mbajnë me zor në koalicion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Behgjet Pacolli me dhe partia e tij Aleanca Kosova e Re mund të largohen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës nëse ata e vlerësojnë se ajo është gjëja e duhur dhe këtë mund ta bëjnë kur të duan, pasi askush “s’po e mban me zor”, në LAA.

Pacolli ditë më parë tha se do ua ofrojë 10 ditë LDK-së e Vetëvendosjes që të bëjnë një zgjidhje përndryshe do të rishqyrtojë opsione të tjera, pasi vendi tash e sa kohë ka mbetur i bllokuar.

“Nuk e vlerësoj hiç këtë far pune, nëse zoti Pacolli e vlerëson se nuk duhet me qenë në koalicion, ne nuk jemi duke e mbajtur me zor”, ka deklaruar Gashi për Gazetën Blic, i pyetur për deklarimin e Pacollit.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se deklarata e Behgjet Pacollit nuk do të merret si ultimatum.

Ai tha se kjo deklaratë e Pacollit duhet të shihet si ide e tij për krijimin e një qeverie gjithspërfshirëse.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë