Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se pas tri javë izolim, është shëruar nga COVID-19.
Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nga sot do t’i kthehet kryerejes së obligimeve të deputetit në seancën e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.
Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.
Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faleminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi. /Telegrafi/